Loading…

Betohet presidenti i ri shqiptar, është Ilir Meta

  • 24/07/2017 | 18:30

Betohet presidenti i ri shqiptar, është Ilir Meta

Me fjalën “Betohem”, Ilir Meta është edhe zyrtarisht Presidenti i ri i Republikës.


Seanca e mbledhur këtë të hënë, ashtu siç ishte parashikuar, drejtohej nga Valentina Leskaj, e cila pas betimit ftoi Presidentin e ri që të mbajë fjalimin e rastit.

“Sot kam nderin t’ju përshëndes me ndjenjën më të lartë përkushtuese dhe do të dëshmoj solemnisht vullnetin tim të hekurt për të respektuar në germë dhe frymë Kushtetutën e Shqipëisë në interesat më të mira të vendit, kombit dhe qytetarëve shqiptarë”, tha Meta.

Presidenti i sapobetuar tha se kushtetutshmëria dhe respektimi i shtetit të së drejtës do të jenë referenca kryesore në ushtrimin e detyrës për pesë vitet e ardhshme.

“Do t’i shërbej konsensusit, bashkëpunimit dhe gjithpërfshirjes dhe sidomos avancimit të reformave që e bëjnë vendin tonë më demokratik, më të begatë dhe më shumë europian”, tha ai.

E mes këtyre reformave është edhe ajo në drejtësi, për të cilën Meta tha se në rolin e ri si President i vendit, do të kontribuojë në avancimin dhe zbatimin e plotë të saj.

“Më 28 prill kandidova si President më shumë me mendje sesa me zemër, sepse opozita nuk ishte këtu, por ju siguroj se betimi im sot këtu është me zemër dhe besoj se kandidimi im si President dha kontributin modest në zgjidhjen e krizës politike”, u shpreh ai.

Pas betimit në Kuvend, Ilir Meta iu drejtua Presidencës, ku zhvillohet ceremonia e dorëzimit të detyrës nga Presidenti Bujar Nishani tek pasaardhësi i tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë