Loading…

Besnik Tahiri: Nuk ishte e planifikuar lëshimi i sallës, i dhamë mesazh Kurtit që të mos abuzojë

  • 17/02/2022 | 12:31

Besnik Tahiri: Nuk ishte e planifikuar lëshimi i sallës, i dhamë mesazh Kurtit që të mos abuzojë

Besnik Tahiri shef i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në një konferencë për media,  ka thënë se lëshimi i sallës s’ka qenë i planifikuar nga opozita, por erdhi si pasojë e fjalimit të kryeministrit Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.


“Ishte një ngjarje që meriton respekt mirëpo nuk ishte e planifikuar nga ne, por që u kthye në një seancë të komunikimit politik e që nuk do të duhej të jetë kështu përshkak se seanca të tilla e kanë vetëm një qëllim shprehjen e falënderimit”, tha Tahiri për gazetarë.

Tahiri akuzoi kryeminstrin se një fjalim i tillë nuk duhej të mbahej në një seancë më karakter festiv.

“Fliste për çështje që nuk do të duhej në një seancë festive, vendimi ynë është veprim politik për t’i dhënë porosi që të mos abuzohet me një ditë historike siç është shpallja e pavarësisë së Kosovës”, tha Tahiri para mediave./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë