Loading…

Besnik Bislimi: Për liberalizimin e vizave, BE’ja i kërkon edhe diçka Kosovës

  • 05/10/2022 | 13:50

Besnik Bislimi: Për liberalizimin e vizave, BE’ja i kërkon edhe diçka Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se tema e liberalizimit të vizave është në pikën e pestë të agjendës së takimit të grupit punues të liberalizmit të vizave, transmeton Gazeta Metro.


Besnik Bislimi, po raporton sot në Komisionin për Integrim Evropian, ku edhe tha se pika që mbulon Kosovën do të jetë në agjendë në ditën e dytë, konkretisht më 13 tetor, teksa shtoi se disa nga vendet anëtare kanë kërkuar një vlerësim të raportit të Komisionit Evropian në lidhje me progresin që ka pasur Kosova nga viti 2018 deri më tani.

“Për këtë angazhim, stafi im bashkë me departamentet për integrime evropiane brenda ministrive të linjës kanë përgatitur një imput prej 33 faqesh që ia kemi dërguar Komisionit Evropian”.

“Nga ky material, Komisioni Evropian ka përgatitur një raport të shkurtër të ri-vlerësimit që nesër iu shpërndahet vendeve anëtare dhe pastaj javën tjetër diskutohet në mbledhjen e përbashkët”, është shprehur Bislimi.

Tutje, ai tha se ky s’është hapi i fundit, teksa shtoi se janë edhe pesë hapa të tjerë, por që se shpreson se të gjithë këta hapa do të përmbyllen në një periudhë relativisht të shkurtër, pa dhënë ndonjë datë të caktuar se kur mund të ndodh liberalizimi i vizave. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë