Loading…

Besnik Bislimi ‘fantazon’: Thotë se Kurti takoi zyrtarë amerikanë në vizitën e tij

  • 16/05/2022 | 11:11

Besnik Bislimi ‘fantazon’: Thotë se Kurti takoi zyrtarë amerikanë në vizitën e tij

Siç ‘’ e do zakoni’’, zv/kryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi ka glorifikuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në SHBA, tash e më shumë se një javë, shkruan Gazeta Metro.


Bislimi, vlerësoi në piedestal këtë vizitë të stërzgjatur të Kurtit, duke thënë se po ndërton ura bashkëpunimi.

“Kurti është kryeministri i parë që po bën përpjekje serioze për të ndërtuar ura bashkëpunimi me sektorin privat të SHBA’ve’’, tha ndër të tjera Bislimi.

Por Bislimi ‘’fantazoi’’ se Kurti kishte takime me zyrtarë amerikanë shtetëror, derisa i përmendi ato me rend.

“Kryeministri Kurti po zhvillon takime shumë të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me zyrtarë shtetëror, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave”.

Ai gjithashtu shtoi se diaspora e Kosovës luan rol të madh në çlirimin e vendit, e po vazhdon kontributin.

“Potenciali i vajzave dhe djemve tonë në SHBA është i jashtëzakonshëm “, tha Bislimi.

Kujtojmë se Kurti deri tani nuk ka zhvilluar asnjë takim me ndonjë zyrtar amerikan, anipse ka gati më shumë se një javë që kur po qëndron atje.

Ai ka njoftuar vazhdimisht në rrjetet sociale për takimet që ka zhvilluar, që zakonisht kishin të bënin me kompani e organizata të ndryshme./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë