Loading…

Besarta Jashari bëhet sërish nënë e një djali, ia vendos emrin Mars

  • 04/06/2023 | 23:11

Besarta Jashari bëhet sërish nënë e një djali, ia vendos emrin Mars

Vajza e Hamëz Jasharit, Besarta Jashari është bërë sërish nënë e një djali.


Këtë e ka bërë të ditur Bekim Jashari përmes një postimi në Facebook, ku tregoi se djalit i është vendosur emri Mars, përcjell Klankosova.tv.

“Gëzim i madh për familjen tonë! Emrin e muajit të heroizmit, sakrificës dhe Epopesë së UÇK-së nga tani do ta bartë nipi jonë i ri, djali i tretë i motres sime Besartes”.

“Falënderimi i takon Zotit, që pas gjithë atyre rënieve të fëmijëve të familjes sonë për liri, familja jonë po mbushet me djem e vajza që sigurisht do të ndjekin rrugën e tyre, gjaku i të cilëve u bë themel i lirisë që sot fëmijët dhe të gjithë ne gëzojmë Mirësevjen Mars! Të urojmë jetë të gjatë e të lumtur!  Qofsh i dobishëm për shtetin, shoqërinë dhe kombin tonë”, thuhet në shkrimin e tij.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë