Loading…

Besart Berisha i jep fund karrierës si futbollist

  • 27/01/2022 | 13:10

Besart Berisha i jep fund karrierës si futbollist

Besart Berisha ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist aktiv.


Lajmi sulmuesi kosovar e ka dhënë në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”. Ish-lojtari i Hamburgut dhe skuadrave australiane Brisbane Roar dhe Malbourne Victory ka thënë se rrugëtimi në karrierën e tij si futbollist ishte i mrekullueshëm dhe i pa harruar.

“Fansa të dashur, tanimë ka ardhur koha: Unë do të mbyllë këtu karrierën time si futbollist. Ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm të cilin unë kurrë nuk do e harrojë. Prej se kam filluar me futboll kam filluar me një buzëqeshje në fytyrë, kurse tani fytyra ime po buzëqeshë përsëri duke kujtuar momentet e bukura në karrierën time”, ka shkruar Berisha.

Vitin e kaluar Berisha e provoi edhe Superligën e Kosovës duke iu bashkuar Prishtinës, por u largua shpejtë nga aty pas vetëm një paraqitjeje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë