Loading…

Besa Luzha pas rinumërimit merr më shumë vota

  • 16/10/2019 | 14:11

Besa Luzha pas rinumërimit merr më shumë vota

Ditë më parë ish-kandidatja për deputete nga AAK, Besa Luzha, njoftoi se ndonëse shkoi me burrin për votuar, në një qendër në Prishtinë asaj po i figuron vetëm një votë. Sidoqoftë, pas rinumërimit ajo ka marrë edhe tre të tjera, shkruan Gazeta Metro.


Pas publikimit të listave të rinumërimit nga KQZ-ja në vendvotimin 1907E në Prishtinë, del që ankesat e disa kandidatëve për deputet kanë qenë të drejta në raport me mungesën e disa votave.

Një nga kandidatet për deputete që kishte shprehur shqetësim për mungesë votash në subjektin e saj, ka qenë edhe Besa Luzha nga koalicioni AAK-PSD.

Ditë më parë Luzha është ankuar se në qendrën e Votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë, sipas rezultateve të KQZ-së, kishte marrë vetëm një votë. Por Luzha kishte votuar së bashku me bashkëshortinë atë qendër.

Vetë Besa Luzha ka thënë se ishte e bindur që në vendvotimin 1907E ku kishte votuar bashkë me burrin, do t’i merrte dy vota.

Në anën tjetër, KQZ-ja i kishte shënuar vetëm një votë në listat paraprake.

Pas rinumërimit, Besa Luzhës i janë shënuar 5 vota në vendovitimin ‘1907E’, andaj si duket kandidatja për deputete e cila është profesoreshë me profesion, ka pasur të drejtë kur është ankuar për mungesë votash në subjektin politik ku ajo bën pjesë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë