Loading…

Besa Gaxherri ishte dëshmitare, tregon si u rrahën Sveçla i VV’së e Krasniqi i PSD’së pas emisionit në Rubikon

  • 31/10/2018 | 23:13

Besa Gaxherri ishte dëshmitare, tregon si u rrahën Sveçla i VV’së e Krasniqi i PSD’së pas emisionit në Rubikon

Frashër Krasniqi i PSD’së dhe Xhelal Sveçla i VV’së, dikur bashkëpartiak, janë rrahur mes vete pas emisionit Rubikon në KTV, ku kanë debatuar për dialogun me Serbinë. Rrahjen në mes të dy deputetëve e ka konfirmuar kolegia e tyre nga LDK Besa Gaxherri e cila ka qenë dëshmitare.


Gaxherri në një prononcim për Zëri.info, ka thënë se ka qenë dëshmitare e këtij incidenti dhe se autori i emisionit, Adriatik Kelmendi është marrë me dy deputetët duke tentuar t’i ndajë.

“Po janë përlesh mes vete. Fatkeqësisht ka ndodhë. Unë kam qenë dëshmitare por nuk e di qysh ja kanë nis vetëm kur i pash, vërtetë eskaloj situata. Adriatiku më shumë u mor me ta”, ka thënë për Zeri.info Gaxherii.

Ndërkaq, i ftuar në emision edhe deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Enver Hoti i ka thënë Zëri.info se nuk është në disponim për t’u përgjigjur rreth këtij incidenti.

Krasniqi, edhe më parë kishte pasur një përplasje fizike me një koleg deputet, në atë rast me atë nga Nisma, Milaim Zeka. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë