Loading…

BESA dhe LSDM mund të fitojnë edhe nga dy mandate

  • 12/12/2016 | 19:28

BESA dhe LSDM mund të fitojnë edhe nga dy mandate

Të mëdha janë gjasat që Lëvizja Besa dhe Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë të fitojnë edhe nga dy mandate deputetësh, kanë thënë burime pranë Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).


Kjo për shkak se në disa vendvotime janë falsifikuar procesverbalet dhe rezultatet që kanë shkuar në KSHZ nuk përputhen me rezultatet e konstatuara në Komisionin Komunal Zgjedhor, njofton A1on.mk.

Ende nuk dihet se cilës parti do t’i merren këto mandate, mirëpo  nëse konfirmohen falsifikimet, LSDM ka gjasa të barazohet VMRO-DPMNE-në, kurse Besa t’i afrohet BDI-së vetëm në një mandat.

Ekzistojnë dyshime se ndoshta bëhet fjalë për skenar për vjedhje të organizuar të votave.

Ndryshe, së paku një ish zyrtar i BDI-së nga Çairi zyrtarisht është dyshuar nga Prokuroria Speciale Publike për malverzime zgjedhore në vitin 2011.

“Llogaritë tona flasin se kemi fituar 7 mandate. Ende nuk kemi qasje në punën e KSHZ-së dhe nuk e dimë se çka po ndodh atje, respektivisht si janë humbur këto mandate”, njoftojnë nga Lëvizja Besa, prej ku garantojnë se nuk do të lejojnë malverzim të asnjë vote.

Edhe diplomatët perëndimor në Shkup janë duke e përcjellë me vëmendje dyshimet për këto falsifikime dhe janë duke kërkuar prej KSHZ-së që ta kryejë në mënyrë profesionale punën e vetë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë