Loading…

Bërthama e Avokados: Vlerat çudibërëse për shëndetin

  • 16/05/2022 | 18:36

Bërthama e Avokados: Vlerat çudibërëse për shëndetin

Avokadot renditen ndër frutat më të preferuara për shumë njerëz, por të paktë janë ata që e dinë se pjesa më e shëndetshme e tyre është pikërisht bërthama. Vlerat e saj kur kombinohen me ushqyes të tjerë mund të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe të parandalojnë një sërë problemesh shëndetsore.


Është e vërtetë. Të paktë janë ata që janë në dijeni për sasinë e lartë të fibrës dhe amino acideve që gjenden tek bërthama, të cilat janë thelbësore në parandalimin dhe trajtimin e një sërë sëmundjeve. Dëshironi të dini më shumë për bërthamën e avokados? Lexoni më tepër në këtë artikull të AgroWeb.org

Të dhënat shkencore tregojnë se këto bërthama kanë sasinë më të lartë të antioksidantëve në krahasim me çdo frut apo perime tjetër. 70% e të gjithë antioksidantëve tek avokado është e përqendruar tek bërthama.

Avokado përmban sasi të bollshme të yndyrnave të shëndetshme mono-të-ngopua që ofrojnë mbështetje për shëndetin e zemrës. Bërthamat janë të pasura edhe me amino acide që ndihmojnë në parandalimin e atakut në zemër dhe goditjeve në tru.

Bërthama e avokados mundet të ulë nivelet e kolesterolit, zbusë inflamacionin dhe enjtjet në sistemin tretës.

Konsumi i bërthamës së avokados forcon sistemin imunitar. Avokadot janë të pasura me flavonol që parandalon të ftohtin dhe gripin. Niveli i lartë i katekinës dhe procianidinës dy substanca të fuqishme kundër inflamacionit ndihmon kundër dhimbjes së kyçeve, enjtjeve dhe kontraktimeve.

Bërthama e avokados ofron një sërë përfitimesh mjekësore:
Trajton problemet në stomak

Bërthama e avokados është efikase në zbutjen e inflamacionit në sistemin gastrointestinal dhe kundër diaresë. Kur keni probleme të tilla, merrni bërthamën e një avokadoje mesatare, ziejeni në një gotë ujë dhe lëreni të zbutet për 15 minuta.

Konsumojeni sa është e ngrohtë. Bërthama e avokados vjen në ndihmë edhe kundër infeksioneve dhe çrregullimeve të ndryshme në stomak.

Për rënien në peshë

Bërthama e avokados ka një ndikim termogjenik që do të thotë se ndihmon në djegien e përshpejtuar të yndyrnave, nëse kombinohet me një ushqim të shëndetshëm dhe aktivitet fizik.

Nëse dëshironi të përfitoni nga kjo vlerë e bërthamës, atëherë thyejeni dhe shtypeni bërthamën dhe më pas ziejeni në dy gota ujë. Lëngun pijeni tre herë në ditë.

Sistem i fortë imunitar

Bërthama e avokados i jep më shumë forcë sistemit imunitar. Ajo e mban atë të fortë dhe të zotë për të luftuar infeksionet dhe çrregullimet në rrugët e frymëmarrjes.

Kundër plakjes së parakohshme

Bërthama e avokados përmban shumë antioksidantë, që parandalojnë plakjen e parakohshme. Ato kontribuojnë në prodhimin e kolagjenit, parandalojnë shfaqjen e rrudhave dhe përmirësojnë paraqitjen e lëkurës.

Flokë plot shkëlqim

Bërthama përmban vajra natyralë të ngjashme me ekstraktin e vajit të ullirit. Këto vajra kanë përdorim kozmetik dhe janë të famshëm për shkëlqimin e flokëve por edhe për parandalimin e zbokthit.

Kundër çrregullimeve të tiroides

Të dhënat e studimeve mjekësore tregojnë se bërthama e avokados ka ushqyes dhe vlera të veçanta që ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të problemeve të tiroides dhe obezitetit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë