Komiteti i Avokatëve për të Drejtat e Njeriut i ka kërkuar kryeministres Ana Brnabiq që në qeverinë e re të mos e emërojë Aleksander Vulinin ministër të Mbrojtjes shkaku i deklaratave fyese për shqiptarët.
Sipas këtij komiteti, Aleksander Vulin vazhdimisht I ka quajtur shqiptarët si “shiptars” gjatë mandatit të tij si ministër i Drejtësisë dhe qëllimisht gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi, ai ka fyer dinjitetin e minoritet shqiptar në Serbi, shkruan Danas.
Ministria e Mbrojtjes që drejtohet nga Aleksander Vulin përmes një komunikate zyrtare ka përdorur termin racist “shiptarima” duke iu referuar shqiptarëve.
Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë.