Loading…

Berisha: Protesta për shkarkimin Lumezit nuk u bë nga shoqëria civile, por nga Vetëvendosja

  • 23/08/2018 | 19:14

Berisha: Protesta për shkarkimin Lumezit nuk u bë nga shoqëria civile, por nga Vetëvendosja

Avokati Besnik Berisha duke komentuar rastin e aktakuzës së veteranëve, ka thënë se “Prokurori Elez Blakaj, nuk është hero, është dezertorë i pakontrollë, njeri dembel që e ka lënë punën e tij në gjysmë”.


Berisha ka komentuar edhe protestën e djeshme që u mbajt nga ora 18:00, ai për këtë protestë tha se nuk u organizuar nga shoqëria civile, por nga Vetëvendosja, shkruan gazetametro.net.

“Nuk pajtohem me shoqërinë civile që doli dje në protestë, sepse bajraktarin e morri dje Vetëvendosja i asaj proteste” tha Berisha, transmeton gazetametro.net.

Avokati Berisha këtë e arsyeton me praninë e deputetës së VV’së, Albulena Haxhiu, ku bëri thirrje për shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.

“Nëse ka dal z.Krasniqi dhe z.Haxhiu dhe ftojnë që të bëhet kjo të bëhet ajo, për mendimin tim kjo nuk është protestë në interes të shoqërisë civile dhe e drejtuar nga ajo”, tha Berisha në Info Magazine./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë