Loading…

Berisha përfaqëson Kosovën në Këshillin e përgjithshëm të OBD-së (FOTO)

  • 09/07/2017 | 13:16

Berisha përfaqëson Kosovën në Këshillin e përgjithshëm të OBD-së (FOTO)

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Bahri Berisha me bashkëpunëtorë është duke qëndruar në Bruksel ku është duke marr pjesë në takimin e këshillit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave ku po marrin pjesë 182 shtete anëtare të OBD (Organizata Botërore e Doganave).


Këshilli i përgjithshëm është organi më i lartë të OBD dhe mban takime të rregullta një herë në vit. Temat e diskutuara nga Këshilli kanë të bëjnë me çështje doganore dhe të bashkëpunimit.

Në këtë samiti roli i doganave ne ofrimin e sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit, përforcimi i kapaciteteve të doganave në luftimin e shpëlarjes së parasë dhe financimit të terrorizmit, lehtësirat tregtare, harmonizimi i sistemeve doganore, bashkëpunimi me agjencionet tjera të zbatimit të ligjit janë çështjet kyçe të diskutimeve.

Gjatë takimit të këshillit të përgjithshëm, Berisha ka takuar sekretarin e përgjithshëm të WCO dhe strukturat tjera udhëheqëse te OBD.

Gjithashtu gjatë qëndrimit ne Bruksel në ambientet e OBD delegacioni i Kosovës ka pas disa takime bilaterale me Doganat e vendeve të ndryshme. Në ditët në vijim Drejtori i Përgjithshëm do të marr pjesë edhe në konferencën Globale për transit që do të mbahet në Bruksel në kuadër të OBD.

Derisa lajmet se anëtarësimi i Kosovës është suspenduar janë tërësisht të pavërteta pasi jemi duke u përfaqësuar si të gjitha shtetet tjera, për më shumë  mund të klikoni në linkun e OBD për të marr të gjitha risitë: http://www.wcoomd.org/.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë