Loading…

Berisha për Kurtin: Është në kundërthënie me veten, po refuzon demokracinë e standardet perëndimore

  • 30/01/2023 | 11:32

Berisha për Kurtin: Është në kundërthënie me veten, po refuzon demokracinë e standardet perëndimore

Anton Berisha, ish zëvendëskryeministër i Punëve të Jashtme, ka thënë se Albin Kurti, po refuzon demokracinë dhe standardet perëndimore që ishin kush i SHBA’së dhe shteteve europerendimore për të njohur shtetësinë tonë, shkruan Gazeta Metro.


Këto kritika në drejtim të Kurti, Berisha i ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar edhe se, Kurti, është në kundërthënie me veten, e dinë historinë e themelimit dhe parimeve të shtetit të Kosovës e në të njëjtën kohë nga pozita e kryeministrit i refuzon këto parime.

Postimi i plotë:

“Mjaft është mjaft… Kosova do të jetë e pavarur,” – ishte deklarata e Presidentit Bush gjatë vizitës së tij historike në Tiranë, duke definuar prerazi dhe qartas statusin final tē Kosovës.

Askush tjetër nuk kishte kaq vullnet e në të njëjtën kohë as fuqi sikurse SHBA për t’i përmbyllur lojërat lindore kundër njohjes së shtetit tonë duke përfshirë edhe dilemat e shumë shteteve europiane që favorizonin shtyrje deri në kompromise që nuk ishin në interesin tonë.

Në atë kohë Kurti, pa asnjë ndikim në ngjarjen më madhore të historisë tonë zhagitej rrugëve pa mundur t’i ndihmoj as vetes.

Por, bashkë me njohjen, Presidenti Bush kishte vënë në dijeni se Kosova duhet të zbatoj standardet më të larta demokratike dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve të të gjitha etnive.

Sot, Albin Kurti refuzon demokracinë dhe standardet perendimore që zatën ishin kusht i SHBA-së dhe shteteve europerendimore për të njohur shtetësinë tonë.

Albin Kurti, është në kundërthënie me veten, e dinë historinë e themelimit dhe parimeve të shtetit të Kosovës e në të njëjtën kohë nga pozita e kryeministrit i refuzon këto parime.

Tash, mbetet që Kurti ta shtyjë konfrontimin me themeluesit e shtetit të Kosovës, qē së bashku me piunin e Vuçiçit, Abazoviçin të na shtyej në agjendat e autokracive lindore ose duhet që Kosova ta lirohet prej Kurtit për të mbetur pjesë e familjes euroatlantike. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë