Loading…

Berisha për fjalët e Muratit për veteranët: Thua se janë shkruar serbisht, e i ka përkthyer në shqip

  • 30/06/2022 | 16:37

Berisha për fjalët e Muratit për veteranët: Thua se janë shkruar serbisht, e i ka përkthyer në shqip

Hisen Berisha, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, ka kritikuar ashpër qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, dhe deputetët e Levizjës Vetëvendosje.


Berisha, në seancën në të cilën po diskutohet kriza e rritjes së çmimeve, ka thënë se qeveria ka vepruar njëjtë edhe me veteranët, duke thënë se gjuha që është përdorur për këta fundit, nga ana e qeverisë, dukej sikur ishte shkruar në gjuhën serbe, shkruan lajmi.net.

Tutje, ai ka thënë se gjuha e ministrave, deputetëve dhe vetë kryeministrit shkon edhe më larg, duke përmendur deklaratën e Ministrit të Financave Hekuran Murtit, i cili ka thënë se veteranët po i kushtojnë shtrenjtë Kosovës.

“Kështu vepruat edhe ndaj veteranëve, ngjasonte gjuha e juaj thua se ato fjalë u janë shkruar në serbisht e ju vetëm po i përktheni në gjuhën shqipe. Mos u mundoni t’i bëni argat Vuçiqit duke u munduar t’i vrisni me skamje veteranët. Gjuha e juaj si ministra, deputetë e kryeministër shkon edhe më larg. Si për shembull ajo e ministrit të financave me urrejtjen që shpreh për kategoritë e dala nga lufta, duke shkuar deri atje sa të thotë se më lirë do të na kishte dalë nëse paguanim mercenarë se sa të luftonim vetë e sot të paguanim veteranë. Pastaj duke e shpreh dëshpërimin në humbjen në luftë të ushtrisë, policisë, të regjimit të Millosheviçit, të bënë me dyshuar se i kujt është ky ministër, a është i qeverisë së Kosovës apo i asaj të Vuçiqit”, ka thënë Berisha.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë