Loading…

Berisha: S’kam njohuri për arrestimin e Thaçit në Shqipëri (Video)

  • 22/03/2017 | 22:39

Berisha: S’kam njohuri për arrestimin e Thaçit në Shqipëri (Video)

Ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka theksuar se nuk ka pasur asnjë njohuri për arrestimin e ish-liderit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, gjatë viteve ’90 kur ata po përgatiteshin për të hyrë në Kosovë.


Berisha në emisionin “Komitet” që transmeton në TV Dukagjini, ka thënë se arrestimet mund të kenë ndodhur për shkelje ligji, duke shtuar se “nuk ka njeri që të ketë hyrë në burg për Kosovën”.

“Me armë është kapë Zahiri; atë e kanë kap më armë. Në Has ose në Kukës, nëse nuk gaboj e kanë kapur”, ka shtuar ai.

Berisha ka thënë se presidenti aktual i Kosovës, Thaçi, nuk e ka pyetur asnjëherë në lidhje më çështjen e arrestimit.

“Nuk do të çuditem nëse ka ndodhur arrestimi si moment i shkeljes së ligjit”, ka theksuar ai. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë