Loading…

Berisha: Momenti që të dilet në zgjedhje që NISMA të triumfojë

  • 02/06/2017 | 14:17

Berisha: Momenti që të dilet në zgjedhje që NISMA të triumfojë

Kandidatët e NISMA–s për deputet, Zafir Berisha, Albulena Balaj –Halimaj dhe Manuella Koni, u priten nga qytetarët e lagjes “Tusuz” të Prizrenit.


Zafir Berisha si kandidat i ardhshëm për deputet, tha se është i nderuar që jam në lagjen “Tusuz” për të prezantuar projektin e NISMA për Kosovën për zgjedhjet e 11. Qershorit, projekt ky i cili sipas tij  përfaqëson vlerën kulmore të “Tusuzit”, Prizrenit dhe Kosoves.

Berisha ndër të tjera tha se lagjja heroike e “Tusuzit” ka qenë në ballë të ndryshimeve pozitive në të gjitha kohërat, prandaj është momenti që masovikisht të dilet në zgjedhje, në mënyrë që të triumfojë koncepti i NISMA-s dhe të filloj një etapë e re për qytetaret e vendit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë