Kundër ngritjes së meditjeve dhe pagave për deputetët e Kuvendit të Kosovës ka dalë edhe deputeti Veton Berisha nga komuniteti Egjiptian.
Përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, Berisha ka paralajmëruar votë kundër për Ligjin e ri. Ai, shkruan se deputetët shpërblehen mjaftueshëm.
“Mendoj dhe konsideroj se deputetët shpërblehen mjaftueshëm bile edhe e tejkaluar në krahasim me punën e disa prej neve që e bëjmë dhe atë duke u bazuar edhe në përkushtimin tonë të sinqertë për ndryshimin e gjendjes ekonomike për qytetarët tonë”, shkruan Berisha.
Aq më tepër Berisha thotë se ka arsye shumë më të madhe për të votuar kundër nga se siç shkruan ai përfaqëson një komunitet i cili gjendja e tij ekonomike nuk është për t’u dëshiruar ku një pjesë e madhe e tyre ballafaqohet me mbijetesën dhe jeton nga asistenca sociale.
“Mendoj dhe konsideroj se rritja ekonomike në Kosovë do të duhej të reflektoj në rritje të gjendjes ekonomike të qytetarëve të Kosovës dhe në asnjë mënyrë të deputetëve si përfaqësues të popullit”, shkruan tutje Berisha./gazetametro.net