Loading…

Berisha kujton takimin me Bushin: Mori atllasin përpara dhe hartën e Kosovës…

  • 05/12/2018 | 21:14

Berisha kujton takimin me Bushin: Mori atllasin përpara dhe hartën e Kosovës…

Sali Berisha, kryeministër e president i dikurshëm i Shqipërisë, ka folur për bisedën që ka zhvilluar me ish-presidentin e ndjerë amerikan, George H.W. Bush, për Kosovën, shumë vite më parë.


“Ishte takimi më i rëndësishëm i jetës sime”, është shprehur Berisha në emisionin “Pressing”, duke iu referuar takimit me Bushin e Vjetër, në Shtëpinë e Bardhë, në vitin 1992.

“Mund të them se çështje kryesore në atë takim ka qenë Kosova”, ka kujtuar Berisha.

“Dua t’i jap meritë mikpritësit tim… e hapi bisedën me Kosovën”, ka thënë ai, duke folur për takimin e 15 qershorit të vitit 1992.

“Mori atllas përpara, dhe hartën e Kosovës, duke më pyetur mua për situatën”, është shprehur Berisha.

Ish-udhëheqësi shqiptar ka thënë se koha më kryesore e takimit të tij me Bushin e Vjetër në Uashington iu kushtua Kosovës.

“Për mua, dhe për çdo shqiptar, Kosova ishte nën pushtim, dhe e kërcënuar për ekzistencën e saj”.

“Copëtimi i mëtejshëm i saj e shuante nga harta”, ka theksuar ai.

Sipas Berishës, po të mos ishte paralajmërimi i famshëm i Bushit të Vjetër ndaj Sllobodan Millosheviqit, Serbia do ta sulmonte ashpër Kosovën.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë