Loading…

Berisha: Admir Muratajn e kanë vrarë shokët e tij, policia kurrsesi s’ka pasur mundësi ta qëllojë

  • 18/04/2019 | 08:59

Berisha: Admir Muratajn e kanë vrarë shokët e tij, policia kurrsesi s’ka pasur mundësi ta qëllojë

Ish Kryeministri Sali Berisha ka publikuar këtë të mërkurë disa foto të vendit të ngjarjes ku u gjet i vrarë Admir Murataj, njëri ndër grabitësit e vjedhjes në Rinas dhe i dyshuar si “medja” që qëndron prapa vjedhjes spektakolare.


Së bashku me fotot, Berisha ka përcjellë dhe mesazhin e “qytetarit dixhital” i cili thotë se kurrsesi policia nuk mund ta ketë vrarë Muratajn, pasi vetë terreni nuk e lejon një gjë të tillë.

Për më tepër, lexoni statusin e Berishës:

Hidhet poshtë me prova të pakundërshtueshme pretendimi i policisë se ajo ka ekzekutuar Admir Murataj! Lexoni mesazhin, pyetjet gozhduake dhe shikoni fotot e ekspertit dixhital. sbPershendetje Zoti bershiaSi ka mundësi qe lajmet thojn qe ka gjujt policia kur ktu nuk ka fushë pamje fare.

Policia nuk ka pas asnji shanc te gjuj sepse aty esht nje pjes e ngritur si tip kodre edhe nuk te lejon te shikosh fare. Policia mashtron ajo as qe është afruar aty e jo me te hap zjarr dhe te vras nji nga grabitesit nuk ka fush pamje. Mikrobusi i policisë nuk ka asnjë gërvishtje jo me ç’pim nga plumbat.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë