Komediani turk, Deniz Gökta Göktaş u arrestua në Aeroportin e Stambollit të enjten pas një shfaqjeje stand-up të postuar në YouTube. 32-vjeçari përballet me hetime të shumta, duke përfshirë “fyerjen publike të vlerave fetare” dhe fyerjen e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan.
“Mendoj se (Kurani) është më i miri nga katër librat; për një gjë, është një deklaratë e guximshme në vitet 600. Është gjithashtu shumë e vështirë për autorin; nëse i vjen ndërmend një ide e re, për fat të keq, kemi thënë, ‘Ky është libri i fundit…’”, raporton Euronews.
Kjo ishte shakaja që bëri që komediani i njohur turk, Deniz Goktas, të arrestohej me të mbërritur në aeroportin e Stambollit të enjten, për fyerje të supozuar të Islamit dhe Presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Nuk është ende e qartë se cila pjesë e performancës së tij 90-minutëshe në stand-up, e publikuar në YouTube, përbën fyerje ndaj presidentit të republikës, gjë që është një vepër penale sipas nenit 299 të Kodit Penal Turk.
Megjithatë, ai e quajti hapur atë një “diktator” i cili më në fund është “në paqe me dëshirat e tij”.