Loading…

Bëri seks para një banese me një grua ‘në bikini me pika’, arrestohet nga policia 27-vjeçari

  • 27/08/2026 | 10:49

Bëri seks para një banese me një grua ‘në bikini me pika’, arrestohet nga policia 27-vjeçari

Një turist australian 27-vjeçar rrezikon të dënohet me deri në një vit burg në Indonezi, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale në një hapësirë publike në ishullin e Balit.


Sipas mediave lokale dhe portalit australian 7News, Bill Aspinall u ndalua nga autoritetet në aeroportin e Balit, në momentin kur po përgatitej të largohej nga Indonezia drejt Brisbane. Ai nuk u lejua të hipte në avion dhe tashmë pritet të përballet me procedurat e mëtejshme ligjore.

Autoritetet dyshohet se kanë identifikuar turistin përmes pamjeve të kamerave të sigurisë dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës.

Në pamjet e sigurisë, Aspinall shihet duke hyrë në një hapësirë pranë një banese së bashku me një grua, identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur. Pak më vonë, dyshohet se të dy kanë kryer marrëdhënie seksuale në tokë, ndërsa një banore e zonës është përpjekur t’i largojë duke u bërtitur që të ndalonin.

Policia e ndaloi australianin në aeroport, pak para se të hipte në avion për t’u kthyer në Australi.

 

Ndërkohë, autoritetet indoneziane janë ende në kërkim të gruas që shfaqet në pamjet e kamerave të sigurisë. Ajo raportohet se kishte veshur bikini me pika.

Një hetues tha se autoritetet e emigracionit do të vijojnë bashkëpunimin me policinë për identifikimin dhe gjetjen e saj, ndërsa ndaj saj mund të ndërmerren edhe masa administrative nëse konstatohet shkelje e rregullave të emigracionit.

Rasti është regjistruar në një kohë kur Indonezia ka ashpërsuar rregullat lidhur me marrëdhëniet seksuale jashtë martesës. Sipas dispozitave të reja të Kodit Penal, marrëdhëniet seksuale mes personave të pamartuar mund të dënohen me deri në një vit burg, rregulla që zbatohen edhe për turistët e huaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë