Loading…

Bëri bujë për arrestimin e një invalidi të UÇK’së, Sveçla asnjë fjalë për liturgjinë serbe në kampusin e UP’së

  • 11/06/2021 | 19:03

Bëri bujë për arrestimin e një invalidi të UÇK’së, Sveçla asnjë fjalë për liturgjinë serbe në kampusin e UP’së

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla nuk e ka thënë asnjë fjalë lidhur me liturgjinë e mbajtur në kishën ortodokse brenda kampusit të Universitetit të Prihshtinës, shkruan Gazeta Metro.


Ndonëse ky aktivitet ngjalli reagime të mëdha në opinonin publik dhe u kritikuan shumë institucionet e Kosovës të cilat së paku publikisht nuk ishin në dijeni për mbajtjen e kësaj liturgjie, ministri i Punëve të Brendshme nuk e ka thënë asnjë fjalë.

Ky aktivitet që u zhvillua në kishën brenda kampusit universitar të Universitetit të Prishtinës, pranë Bibliotekës Kombëtare ngjalli reagime të mëdha dhe ndodhi për herë të parë pas 23 vitesh, nga viti 1998.

Për herë të parë pas 23 vitesh, serbët kryejnë ritet fetare në kishën që ndodhet në oborrin e UP’së

Ndërsa, ministri i rendit, Xhelal Sveçla qëndroi i heshtur karshi këtij aktiviteti dhe madje u kritikua ashpër në opinionin publik. Gazetari Ilir Mirena shtroi një pyetje publike se si është e mundur që institucionet e sigurisë në Kosovë të mos kenë qenë në dijeni lidhur me këtë aktivitet.

“Qysh ka mundësi asnjë institucion i sigurisë shtetërore, AKI, Policia, FSK, MPB si dhe Ministria e Mjedisit qe i menaxhon zonat e mbrojtura, ama bash asnjë prej tyre mos me pas një informacion te vetëm se sot në Kishën e Arkanit do te mbahet një ceremoni fetare? Ndoshta, edhe e kane dite dhe i kane fut vesht n’lesh”, është shprehur Mirena.

Por, pak ditë më parë, ministri Sveçla ishte në qendër të vëmendjes për një gjë tjetër. Ai reagoi ashpër për arrestimin e një invalidi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjithashtu anëtar i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës, duke i quajtur sjelljet e tij banditeskte dhe duke shkruajtur kundër ‘të fortëve’.


Ani pse u kritikua shumë për këtë, Sveçla nuk mori mundin që së paku të deklarohet dhe të sqarojë se pse u mbajt liturgjia në kishën në kampusin e UP’së, nëse serbët kanë kërkuar leje ose nëse institucionet përkatëse i kanë dhënë leje për mbajtjen e një aktiviteti të tillë. /gazetametro.net 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë