Loading…

Berati, njëri nga 10 vendet më spirtuale në botë

  • 07/11/2016 | 20:50

Berati, njëri nga 10 vendet më spirtuale në botë

Spirtualiteti ose frymorja është rrymë fetare që merret me gjithëçka që ka të bëjë me shpirtin.

Janë disa vende nëpër botë të cilat t’a japin ndjesinë e të shijuarit diçka të fortë, të papërjetuar më parë, ndjesinë e të kuptuarit një përgjigje të një pytjeje të cilën e ke pasur gjatë në mendje!. Vende ndryshe nga të tjerat.

Vendet më spirtuale në botë janë:

1. Rila – Bullgari

rila-bullgari
Zona përreth Liqeneve të Rilas ka energji shumë të fortë. Individët më të ndjeshëm e kanë ndjerë atë, dhe kanë parë ëndrra të çuditshme, kur kanë qëndruar në këtë zonë. Edhe mësuesi shpirtëror bullgar Beinsa Duno, e cilësoi këtë vend si qendra më energjike e botës.

2. Machu Picchu, Peru
maqu
Ky qytet  i humbur i Inkasve është i njohur për lidhjen me qendrat e energjisë së botës. Machu Picchu ndodhet në majë të Andeve. Ky vend u jep njerëzve një përjetim të panjohur deri në momentin që ndodhen atje.

3. Socotra – Socotra
50de17b6727da456d23f6346b4222ed7
Ky vend përbëhet nga katër ishuj në Oqeanin Indian, pranë Bririt të Afrikës. Peizazhi i saj i veçantë ka florën dhe faunën që duken si diçka që vjen drejt e nga një film fantashkencor, dhe mund t’ju bëjë të mendoni se jeni në një botë tjetër, ose në epokat parahistorike. Për shkak të izolimit të tij, Socotra ka shumë specie të veçanta, që janë unike dhe nuk gjenden askund tjetër në tokë. Energjia shpirtërore që gjendet këtu është ajo që mund të lidhë shpirtin e njeriut direkt me kozmosin.

4.Uluru, Australia
uhuru4
E gjendur në mesin e kontinentit, është Uluru – qendra spirituale e Australisë. Legjenda thotë se është një burim energjie spirituale. Aborigjenët e quajnë Tiukurpa, që do të thotë Koha e Endërrimit. Fiset e lashtë përreth fushës kanë lënë pas shumë histori nga “Koha e Endrrave”, që janë skalitur në disa prej shpellave përreth. Këta fise ruajtën besimin se kur një person udhëton aty, ai do të ketë vizione spirituale.

5.Ishulli i Pashkëve
139
Ky është një nga vendet më të famshëm në botë, kryesisht për shkak të statujave të tij të mëdha. Shkencëtarët nuk kanë qenë në gjendje që të na tregojnë si u ngritën, dhe në përgjithësi, ishulli është një mister i plotë. Figurat e papërfunduara, dhe një fshat ceremonial me 53 shtëpitë e tij prej guri, pa dritare dhe dyer, janë vetëm disa prej mbetjeve të veçanta. Misteri më i madh, megjithatë, është “Kërthiza e Botës.” Është thënë se ky gur rrethor mban sekretet e universit, dhe mbledh energjitë më të rëndësishme shpirtërore të Tokës.

6. Belintash – Belintash

Thracian sanctuary Belintash in Rhodope Mountains

Ky vend i shenjtë e i lashtë në Bullgari, është një prej tre pikave që formon një prej zonave energjike më të njohura në Evropë. Belintashe, Pylli i Kryqit dhe guri Karadjov janë tre pikat. Në zonën përreth Belintashit, ka një energji shumë të fortë, dhe mijëra njerëz kanë përjetuar fenomene paranormale të shpeshtë.

7.Berat, Shqipërifixedw_large_4x
Kjo është krenaria e arkitekturës shqiptare dhe është qytet i mbrojtur nga UNESCO. Berati shfaq një kombinim të mrekullueshëm të kulturave lindore dhe perëndimore, traditave dhe zakoneve. Qyteti është një thesar i historisë së Shqipërisë dhe paraqet një harmoni të dukshme mes fesë dhe kulturës. Në Berat, njerëzit kanë përmendur eksperiencat e tyre me energji shumë të fuqishme shërimi spiritual.

8.Stonehenge – Stonehenge
stonehenge-aerial Është struktura më megalitike në botë. Me shumë gjasë kushtuar Diellit, Stonehenge është një nekropol i lashtë. Ajo mund të ketë funksionuar si një observator astronomik që lidhej me performancën ekonomike të popullsisë së bujqve.

9. Piramidat e Bosnjes
bosnia-pyramid-600x375
Ato ishin këtu shumë kohë para epokës neolitike. Analiza e radio-karbonit i daton këto piramida para 12,350 vjetësh. Sipas kësaj analize, Piramidat boshnjake janë 1000 vjet më të vjetra se piramidat egjiptiane. Nën piramidat u zbuluan 3 dhoma dhe një liqen i vogël blu. Liqeni është i mbushur me ujë të pastër, dhe nuk kishte asnjë bakter, algë, kërpudhë ose mikroorganizma të tjera në përmbajtjen e tij. Ai quhet “uji i gjallë”, për shkak se mund të pastrojë trupin. Kjo do të thotë se këto objekte kanë qenë “dhoma shërimi”.

10.Peak Kailash, Tibet
draksum-tso-tibet-nature-to
Maja e këtij mali ka rëndësi fetare për 2 fe – Budizmin dhe Hinduizmin. Të dyja kanë legjendat e tyre për vendin, por kanë arritur në unison në besimin se maja është shtëpia e perëndive. Duke u ngjitur në këtë majë, ata besojnë se mund të arrijnë lumturinë shpirtërore.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë