Ka fillur protesta e Partisë Social Demokrate (PSD) kundër shtrenjtimit të rrymës, transmeton Gazeta Metro.
Aty është vërejtur një numër i madh i protestuesve.
Protestuesit kanë brohoritur “rrenci, rrenci, rrenci”, duke iu referuar kryeministrit Kurti.
Një pjesëmarrës ndërkaq është shprehur shumë i revoltuar me shtrenjtimin e rrymës.
Pjesëmarrës dhe në ‘krye’ të protestës është parë edhe gazetari Berat Buzhala. Ai është parë krahë Molliqajt duke mbajtur një banerë të protestës. /gazetametro.net