Loading…

Beqiri thotë se Rugova nuk ishte hipokrit e avanturier: Thaçi ka shtrembuar deklaratën e Rugovës

  • 23/08/2018 | 18:20

Beqiri thotë se Rugova nuk ishte hipokrit e avanturier: Thaçi ka shtrembuar deklaratën e Rugovës

Sekretari i Përgjithshëm LDK-së, Ismet Beqiri, i ka reaguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për deklaratën e tij se ish presidenti Ibrahim Rugova ka qenë kundër ndarjes por pro shkëmbimit të territoreve.

Beqiri ka thënë përmes Facebook se deklaratat e Thaçit është e shtrembëruar dhe krahasim dhe citim qesharak, shkruan gazetametro.net.

Ky është reagimi i tij i plotë:

Krahasim dhe citim qesharak
As në kohë as në hapësirë

As unë si bashkëpunëtor i tij,nuk e marr të drejtēn të them qka ai ka menduar,por kam të drejtën të them atë që kam ndëgjuar nga ai,për aq sa ka thenë për këtë çështje,ose ta them mendimin tim.
Atë që ka thēnë Presidenti Rugova në 1994,me tentuar me bërë krahasim me sot,( në 2018)dhe me shtrembëruar mendimin e tij,kjo bëhet për konsum ditor.

E para,Presidenti Rugova ka fol kur nuk ishim shtet,kur luftonim me bërë shtet,kur ishin disa opsione,por kryesori të pavarsohemi nga Serbia,…ne tani veq 10 vite jemi shtet z.Thaqi me kufinjet tonë.
E dyta kur ka fol kunder ndarjes se Kosoves,por per shkembim,nga po e dini zotëria juaj që në atë shkëmbim ai ka menduar se do të duhej përfshir jo vetëm Lugina,e jo edhe teritor të Maqedonisë,Malit të Zi…atëhere kjo edhe ka mund tē mendohej,por sot kjo kuti e Pandorës,është e vështirë në mos e pamundur të hapet,e ne dhe miqët tonë mendojm që kjo nuk bën të hapet.
E treta me çlirimin e Kosovës,Presidenti Rugova veq nje synim ka pasur shpalljen e Republikës së Kosovës dhe integrimin e saj Euroatlaniik,e tani jemi shtet me kufinjët tonë,
E katërta,Ajo qka dihet, ai ka qen shumë i menqur,i matur,vizionar,kur ka fol për këto dhe tema tjera,nuk ka qen hipokrit,avanturier,jo realist,ai nuk ka hy “në mal pa sakicë”
E pesta: sipas zotërisë tuaj,ju jeni edhe më “vizionar”se ai,sepse po folni për “korigjim”,jo ndarje,jo shkēmbim…ai paska pasur me dhënë diqka për të marrë diqka,e ju jo,.Juve babadimri veq ka me ju dhënë.
Kujt po ia ,,shitni,,këtë?doni të merrni diqka pa dhënë asgjë,ajo që thoni ju është lojē,por e rrezikshme dhe jo ligjore.

Për fund,disa edhe shumë vite nuk do të arrijn të kuptojn Presidentin Rugova,fjalët e tij,vlerat e tij,e disa këtë nuk do ta kuptojn kurrë,sepse e kanë me hile,janë imitues të dobët.
Me rëndësi qytetarët e kanë kuptuar,e kanë dashur dhe e kanë përkrahur./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë