Edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri tha se në asnjë rrethanë nuk guxojmë dhe nuk duhet politizuar rasti i vdekjes së të riut Dehari
“Kemi punuar me gjenerata që të kemi institucione të cilave të ju besojmë, e jo t`i kundërshtojmë dhe të besojmë asaj që na dëshirojmë. Nëse nuk ju besojmë organeve tona kompetente pse atëherë t`ju besojmë atyre ndërkombëtare. Me këtë rast është abuzuar në forma të ndryshme… ky rast nuk duhet shfrytëzuar për politikë. Në asnjë rrethanë nuk duhet politizuar rasti i të riut Dehari” , tha Beqiri./gazetametro.net