Loading…

Beqiri: Nuk i dua 100 mijë vota, duke e kritikuar kryetarin e partisë time

  • 25/10/2018 | 22:33

Beqiri: Nuk i dua 100 mijë vota, duke e kritikuar kryetarin e partisë time

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës  Ismet Beqiri, ka thumbuar kolegët e tij të partisë duke thënë se nuk i duhen as 50 mijë e as 100 mijë vota kur je kundër kryetarit të partisë dhe nuk e përkrahë atë.


Sipas Beqirit interesi i partisë për të është më i madh se ai personal, ai tha se nëse një person brenda partisë votohet në numër të madh dhe në të njëjten kohë vazhdon duke kritikuar kryetarin e partisë, nuk bën mirë për partinë, njofton gazetametro.net.

“Nuk kam vënë interesin tim personal dhe nuk i dua as 50 mijë apo 100 mijë vota duke sulmuar partinë time, duke mos e përkrahur liderin tim, që është lider i partisë, apo duke mos përkrahur vendimet e partisë. Ky është qëndrimi im parimor”, tha Beqiri në RTV Dukagjini.

Kujtojmë se deputetja Vjosa Osmani ishte më e votuara në zgjedhjet e fundit, kështu duke fituar mandatin e deputetës më të votuar me 65 mijë vota. Ajo shpesh ka dalur kundër qëndrimeve dhe idesë të partisë së saj.

Ndërkaq, sekretari Beqiri foli edhe për koalicionin e para disa vitesh me PDK’në, duke treguar se ai  personalisht ka qenë kundër koalicionit me PDK-në por të kundërtën e kanë vendosur organet e partisë dhe ai ka pranuar këto vendime./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë