Loading…

Beqiri nuk e mohon se PDK po i kërkon shkuarjen në zgjedhje

  • 05/05/2017 | 15:19

Beqiri nuk e mohon se PDK po i kërkon shkuarjen në zgjedhje

Shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Ismet Beqiri, nuk e ka mohuar se PDK është duke i kërkuar marrëveshje për prishje të koalicionit dhe shkuarje në zgjedhje të parakohshme.


Ai pas mbledhjes së kryesisë ku u vendos që të mërkurën të ketë seancë për votim të mocionit të opozitës, për rrëzim të qeverisë, e konfirmoi se janë duke u takuar me PDK’në, shkruan gazetametro.net.

I pyetur nëse PDK është duke i kërkuar LDK’së shkuarjen në zgjedhje, Beqri tha se ka pasur takime të krerëve të partisë, dhe ka mbetur që të vazhdohet me takime të tjera.

Duke folur për mocionin e opozitës, Beqiri tha se ato arsye të cilat janë theksuar në bazë të të cilave kërkohet rrëzimi i qeverisë, nuk qëndrojnë.

Sipas tij, opoztia e ka kwtw tw drejtw, që t’i mbledh nënshkrimet për mocion e edhe të ja ndihmojë edhe dikush tjetër, por se a do të rrëzohet qeveria apo jo, kjo do të vendoset në seancë.

Beqiri e ka lavdëruar punën e qeverisë Mustafa, duke thënë se asnjë qeveri nuk ka punuar në kushte kaq të rënda si kjo e Kosovës, dhe prap ka arritur që të gjenerjo zhvillimin ekonomik më të madhin në rajon.

Ai ka thënë se kjo mundet të mos i pëlqejë opozitës, por realiteti prap nuk ndryshon.

Sa i përket nënshkrimeve që deputetët e PDK’së i kanë dhënë në mocionin e opozitës, Beqiri ka thënë se si koalicion nuk flasin për individë, ndërsa si koalicion kanë marrëveshje që të mos përkrahin asnjë mocion të opozitës.

Ndërsa, nëse është çështja te Demarkacioni, Beqiri ka thënë se atëherë parlamenti do të shpërbëhej edhe para mocinit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë