Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri në një postim në Facebook ka thënë se institucionet e Kosovës treguan nivelin e lartë të përgjegjësisë në mbrojtjen e kushtetutshmërisë.
Këtë koment ai e bëri pasi Qeveria e Kosovës, përmes një vendimi të marrë në bashkëpunim me institucionet tjera shtetërore, ndaloi hyrjen e trenit serb në territorin e Kosovës.:
“Institucionet e Kosovës treguan nivelin e lartë të përgjegjësisë në mbrojtjen e Kushtetutshmerisë, ligjshmerisë, sovranitetit dhe integritetit të vendit”, ka thënë Beqiri.
“Treni i tillë politikë,treni i agresionit ndaj Shtetit të Kosovës, nuk mund dhe nuk duhet të shkel në tokën e Kosovës. Përgëzoj Qeverinë e Republikës së Kosovës, ministrit përkatëse. Policia e Kosovës meriton respekt, falënderim dhe përkrahje për vendosmërinë dhe punën e bërë, jo vetëm me këtë rast. Jemi shtet i pëlqen apo jo Serbisë. Krenar me Policinë e Kosovës, ka shkruar Beqiri në Facebook./gazetametro.net