Loading…

Beqiri i pakënaqur që LDK nuk e përzgjodhi për Prishtinën

  • 26/08/2017 | 13:12

Beqiri i pakënaqur që LDK nuk e përzgjodhi për Prishtinën

Ismet Beqiri është deklaruar publikishte se synoi por iu pamundësua nga partia të nadidonte për Kryetar të Prishtinës. Ai e ka lënë fajtore LDK’në pse për herë të parë përdori votimin e fshehtë për të nominuar kandidatin për Kryeqytet. Beqirithënë se i vjen keq që nuk do të jetë në garë pasi kishte përkrahjen e të gjitha strukturave. Megjithëkëtë, thërret për tejkalimin e kësaj situate për shkak të LDK’së.


“Përkundër faktit që kisha vullnetin, gadishëmrinë dhe përkrahjen e shumicës së strukturave të LDK-së në Prishtinë, më vjen keq që pas një votimi të fshehtë,(hera e parë në Kryesinë e LDK-së) nuk e kam mundësin të garoj,të fitojmë dhe të isha në shërbim të Prishtinës dhe qytetarëve të saj,ashtu siç kam bërë vite më parë si Kryetar i Prishtinës”, ka shkruar Beqiri, në një reagim në Facebook.

LDK ka vendosur të kandidojë me një kandidat  tjetër për Kryetar të Prishtinës. Ai është Arban Abrashi, tash deputet, ish Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Në këtë mënyrë, fushata disamujore e Beqirit, shkoi huq.

Madje, Sekretari i LDK’së nuk mori pjesë as në ceremoninë zyrtare të partisë, ku u organizua një ceremoni, me kandidatin për Kryetar të Prishtinës.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së në mandatin e kaluar ishte Shef i Grupit Parlamentar, ndërsa në legjislaturën e re do të është Avdullah Hoti, i cili po udhëheqë LDK’në në Kuvendin e Kosovës.

Postimi i plotë i Ismet Beqirit:

Të dashur qytetarë të Prishtinës,

Të respektuara struktura të Degëve dhe Nëndegëve të LDK-së në Prishtinë

Dëshiroj qe publikishit të ju falenderoj për mbështetjen që më keni dhënë të jem Kandidat i mundshëm për Kryetar të Prishtinës,të jem zëri juaj përfaqësues nga rradhët e LDK-së.

Veçmas falenderoj Degën e |-rë,Nëndegët,Forumin e Gruas,Forumin Rinor dhe anëtarsinë e Degës time,që kan bërë propozimin për Kandidat.

Po ashtu falenderoj edhe strukturat e 4 Degëve dhe Nëndegëve tjera të Prishtinës.

Përkundër faktit që kisha vullnetin,gadishëmrinë dhe përkrahjen e shumicës së strukturave të LDK-së në Prishtinë,më vjen keq që pas një votimi të fshehtë,(hera e parë në Kryesinë e LDK-së)nuk e kam mundesin të garoj,të fitojm dhe të isha në shërbim të Prishtinës dhe qytetarëve të saj,ashtu siç kam bërë vite më parë si Kryetar i Prishtinës.

Unë vazhdoj të jem një anëtarë i përkushtuar dhe i devotshëm i LDK-së së Ibrahim Rugoves,i Degës së I-rë Kodra e Trimave(e di qe jeni lënduar,zhgenyer e shqetësuar,por edhe këtë situatë duhet ta tejkalojm bashkë,për hirë të LDK-së).

Do të punoj ashtu siç kam punuar për 27 vite për të mirën e LDK-së,për suksesin e LDK-së,përkundër sfidave që i kam pasur dhe mund ti kem.

Do të punojm si gjithmonë dhe dashtë zoti të kemi rezultate pozitive edhe në këto zgjedhje të 22 Tetorit,ta fitojm Prishtinën tonë dhe shumë Komuna të tjera. I.Beqiri”, ka shkruar Beqiri.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë