Loading…

Beogradi thërret urgjentisht në bisedë ambasadoren e Maqedonisë

  • 30/05/2017 | 23:36

Beogradi thërret urgjentisht në bisedë ambasadoren e Maqedonisë

Ambasadorja e Maqedonisë në Beograd Vera Jovanovska është ftuar me urgjencë në bisedë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë.


Ajo, siç njoftojnë medie nga Beogradi, është ftuar në MPJ të Serbisë për të dhënë sqarime për “rrethanat që kanë sjellë përgjimin e telefonit të zyrtarit të Ambasadës serbe në Shkup Goran Zhivalevic, kryetarit të partisë së serbëve në Maqedoni Ivan Stoilkoviq dhe gazetarit të “Politika” Miroslav Lazanski, transmeton koha.

Serbia ka kërkuar nga Jovanovska të sqarojë pse e si transkriptet nga përgjimi kanë dalë në opinion dhe a janë ftuar në bisedime të gjithë ambasadorët e huaj në Shkup që kanë qenë në Kuvendin e Maqedonisë në ditën e dhunës, apo kështu është bërë vetëm me ambasadoren e Serbisë.

Jovanovska ka thënë se organet e Maqedonisë nuk kanë shënime nëse në Kuvend kanë qenë edhe pjesëtarë të shërbimeve të tjera të huaja në Shkup dhe se nuk ka shënime se si transkriptet kanë arritur tek opinionin.

Shkupi zyrtar në javën e shkuar kishte ftuar në bisedë ambasadoren e Serbisë në Maqedoni pasi në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill, në ditën e hyrjes me dhunë në parlamentin maqedonas, në sallë, duke fotografuar, ishte vërejtur spiuni serb Goran Zhivalevic.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë