Loading…

Beogradi nis presionet mbi kandidatët serb në Kosovë

  • 27/05/2017 | 16:24

Beogradi nis presionet mbi kandidatët serb në Kosovë

Presioni i Qeverisë së Serbisë përmes strukturave paralele po vazhdon të jetë i pranishëm në Kosovë, me rastin e zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit. Beogradi zyrtar është duke insistuar që të zgjedhurit e tyre në Kuvendin e Kosovës të jenë të ‘dëgjueshëm’. Andaj, ata kanë vendosur që mos të lejojnë asnjë kandidatë të serbëve që janë pro Republikës ku jetojnë.


Presioni që është shfaqur haptas është ndaj një kandidati të Partisë së Pavarur Liberale, e cila udhëhiqet nga Slobodan Petrovic. Me dirigjim të qeverisë serbe është pushuar nga puna ky kandidat për deputet.

Bëhet fjalë për Goran Marinkovic, një ekonomist i punësuar në “Elektroprivreda Srbije” me zyre edhe në Graçanicë. Në një intervistë për “Indeksonline”, ai ka treguar se posa shefat e tij kishin mësuar për kandidimin e tij për deputet të Kosvës të njëjtit e kishin ftuar në bisedë.

“Me datë 22 maj më kanë ftuar drejtorët Dojqin Kostic dhe Zvonko Mitovic dhe më kanë kërkuar ta tërheqë kandidaturën për deputet, unë nuk kam pranuar , dhe me datë 25 maj më kanë sjellur vendimin me të cilin  përkohësisht pushohem nga puna” thotë Marinkovic.

Ai pretendon se ka edhe një audio incizim me të cilën vërtetohet presioni nga tij, por shton se incizimin nuk e ka dorëzuar në polici.

“Këtë audio incizim ia kam dorëzuar ambasadorit të OSBE-së në Kosovë, por e di që edhe ambasada e SHBA-ve është në dijeni për rastin” shton Marinkovic.

Edhe kryetari i Marinkoviqit dhe SLS-it, Sllobodan Petroviq thotë se presionet ndaj kandidatëve tjerë por edhe të qytetarëve janë nga më të ndryshmet.

“ Largime nga puna, largime nga skemat penzionale, nga ndihmat, nga fakultetet janë disa nga presionet” thotë Petrovic. Petrovic shton se kishin paralajmëruar për një gjë të tillë, por nuk kishin menduar që kërcënimet do të jenë aq brutale.

“U bëjë thirrje institucioneve që të sigurojnë zgjedhje fer dhe të lira, qytetarët po kërcënohet që të votojnë për kandidatët e listës serbe, ti voto por mos kërcëno” shprehet Petrovic.

Goran Marinkovic i larguari nga puna tregon se nëse nuk i ofrohet siguri nga organet e Kosovës, atij nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të kërkon azil në ndonjë shtet.

Ndryshe partia SLS në një anketë kishte dalë partia e parë që do të votohet nga serbet e Kosovës, dhe siç duket kjo po u pengon zyrtarëve të Beogradit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë