Loading…

Beogradi i hakmerret Prishtinës: Nga nesër ua hap derën produkteve të serbëve të Kosovës

  • 19/02/2019 | 14:47

Beogradi i hakmerret Prishtinës: Nga nesër ua hap derën produkteve të serbëve të Kosovës

Produktet e prodhuesve serbë nga Kosova nga nesër për herë të parë në mënyrë të organizuar do të gjenden në raftet e shitoreve në Serbi.

Për fillim, sipas këtij burimi, në raftet e dyqaneve në Serbi do të jenë verërat dhe prodhimet e kooperativave bujqësore.

Ndryshe nga si ka qenë deri më tash, ndërmjetës do të jetë kompania shtetërore “Metohija”, citon Tanjug sekretarin shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë të Serbisë, Branimir Stojanoviqin.

Tash për tash ka marrëveshje për dale të organizuar në tregjet e Serbisë të tre prodhuesve nga Kosova, ndërsa më vonë do të jenë edhe më shumë.

“Këto produkte do të gjenden në rafte të posaçme të shitoreve, të cilat do të kenë shenja të posaçme se janë produkte serbe nga Kosova”, bën me dije Tanjug.

Në proces për plasimin e mallrave të tyre në marketet nëpër Serbi aktualisht janë edhe 20 prodhues nga Kosova, theksohet në shkrim, transmeton Koha.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë