Loading…

Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit Nezir Mehmetaj: Pacolli thotë se po komunikon me BE’në

  • 05/01/2020 | 18:22

Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit Nezir Mehmetaj: Pacolli thotë se po komunikon me BE’në

Gjykata në Beograd i ka caktuar 30 ditë paraburgim kosovarit Nezir Mehmetaj, i cili u arrestua të premtën në pikëkalimin në Merdare. Ndaj kësaj ka reaguar Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, i cili po thotë se është në kontakt me autoritetet e BE’së, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një komunikate për media, MPJ ka njoftuar se Pacolli është në kontakt të ngushtë me BE’në, dhe se Serbia duhet t’i ndalojë arrestimet politikave ndaj kosovarëve.

“Zëvendëskryeministri i Parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se është në kontakt të ngushtë me Brukselin, dhe se ka alarmuar institucionet e Bashkimit Evropian për arrestimin e z.Mehmetaj, si dhe praktikën e vazhdueshme nga Serbia të ndalimit të shtetasve kosovar”, thuhet në komunikatë.

“Serbia nuk mund të pengojë më pafund lëvizjen e lirë të njerëzve dhe duhet të ndalojë me përndjekjet dhe arrestime politike të shtetasve kosovar”, thuhet tutje.

Në fund, Ministria e Punëve të Jashtme thotë se mbetet e angazhuar në mënyrë aktive për të siguruar lirimin e Neziraj dhe kthimin e tij në familje.

Ndryshe, familjarët e Nezir Mehmetaj sot përmes një shkrimi të publikuar nëpër rrjete sociale, kanë konfirmuar se atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë