Loading…

Beogradi alarmon serbët në Kosovë

  • 29/05/2017 | 20:08

Beogradi alarmon serbët në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marco Djuric, u ka bërë thirrje serbëve që jetojnë në Kosovë që të dalin patjetër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, më 11 Qershor, dhe të votojnë për partinë Lista Serbe.


Duke folur para një grupi studentësh, Djuric ka thënë se rezultat i dialogut të Brukselit është “krijimi i një fronti të përbashkët politik” dhe ky, sipas tij, është Lista Serbe, që mbështetet nga Beogradi.

Djuric ka thënë se në Kosovë ekziston rreziku që të eskalojë situata, pasi, sipas tij, “është në rritje ekstremizmi politik dhe ai fetar”.

“Kosova po përballet me ndikime të shumta gjeopolitike, etnike dhe shumë të tjera që rezulton me gjendje të vazhdueshme jostabiliteti”, citohet të ketë thënë Djuric./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë