Sot në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka ndodhur një moment qesharak midis Beniadës dhe Donaldit.
Ai po luante me të teksa ajo lahej dhe nuk e linte rehat, e në atë moment Beniada ka kërkuar ndihmën e Romeos, binjakut të Donaldit, i cili te letra surprizë ndaj tij shprehu simpati edhe për Beniadën.
Romeo nuk ka vonuar dhe pasi faqja zyrtare e “Big Brother VIP” në Instagram e ka postuar momentin qesharak mes tyre, ai e ka ripostuar gjithashtu.
“Do ja pres veshet ketij Donaldit, qe te ngacmon ty @iambeniada ”,- ka shkruar Romeo.
Ndërkohë menaxhuesi i profilit të Beniadës në Instagram ka komentuar:
vet i the po ka nevoje per ndonje gje te te thote.
Kujtojmë se kur erdhi në shtëpi për disa minuta,Romeo e “ngacmonte” Beniadën me fjalë, pasi ditë më parë ai tek një letër dërguar Donaldit i kishte thënë: “Mi fol një cik asaj Beniadës se është shumë e mirë.”
View this post on Instagram