Loading…

Bendi i shqiptarit nominohet për këngën më të mirë në historinë e rokut zviceran

  • 01/02/2018 | 10:20

Bendi i shqiptarit nominohet për këngën më të mirë në historinë e rokut zviceran

Altin Asllani është frontmen i bendit “Pablo Infernal”. Është nominuar kënga “House of Gypsies”, në mesin e 40 këngëve të krijuara prej 50 vitesh.

Një këngë e bendit të rokut nga Cyrihu, “Pablo Infernal” i cili për frontmen ka shqiptarin Altin Asllani, është nominuar për këngën më të mirë rok të të gjitha kohërave në Zvicër. Fjala është për këngën “House of Gypsies” të edituar në vitin 2016 ndërsa atë e ka nominuar për këtë garë, redaksia e SRF3, (të transmetuesit publik të Zvicrës).

Të nominuara janë 40 këngë nga 40 grupe, bende zvicerane roku qe kanë krijuar ose vazhdojnë të krijojnë prej 50 vitesh e këndej. Vetë përzgjedhje e këngës së një grupi kaq të ri, në listën e grupeve që kanë bërë historinë e rokut zviceran për 50 vite, është një dëshmi për cilësinë e “Pablo Infernal”, pavarësisht prej rezultatit që në fund do ta korrë, shkruan albinfo.ch. Sigurisht që Zvicra nuk është ndonjë “superfuqi” botërore e rokut, por, të kujtojmë: gjatë këtij gjysmë shekulli, në këtë vend kanë krijuar edhe bende me njohje ndërkombëtare si “Gotthard”, “Krokus”, “Eluveitie ” etj., prandaj të jesh në një konkurrencë me to, është vetvetiu një vlerësim i lartë për bendin e njëzetvjeçarëve, në krye të të cilit është Altini, djaloshi me prejardhje nga Presheva.

Sidoqoftë,  ngritja e “Pablo Infernal” në këtë nivel sa të promovohet për këngën më të mirë në historinë e rokut të Zvicrës nuk është edhe e rastësishme. Një vit më parë albumi “Lightning Love” i bendit qe zgjedhur më i miri për vitin 2016 nga SRF3.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë