Loading…

Belgjika nuk pranon refugjatë, kthen një aeroplan me emigrantë në Kosovë

  • 28/05/2017 | 19:20

Belgjika nuk pranon refugjatë, kthen një aeroplan me emigrantë në Kosovë

Në çerekun e parë të këtij viti, 487 imigrantë ilegal të cilët jetonin në Belgjikë janë kthyer prapa me aeroplanë në vendlindjet e tyre.


Këto fluturime ndodhin gati çdo javë, ndërsa në muajin mars njëri nga fluturimet ishte për në Kosovë.

Në katër muajt e parë të këtij viti kanë ndodhur 15 fluturime të refugjatëve nga Belgjika në vendet e tyre të origjinës tilla, ndër të cilët në mars njëri ishte për Kosovë.

Më së shumti fluturime kishte pasur për në Shqipëri, katër të tilla, raporton mediumi belg GrenzEcho.

Vende tjera nga të cilat kishte pasur refugjatë ilegalë janë Serbia, Guinea, Kongo dhe Armenia. Dy fluturime speciale ishin realizuar në janar, tre në shkurt, pesë në mars dhe pesë të tjera në prill, shkruan Insajderi.

Kështu këtë vit 487 refugjatë ilegalë, të cilët kishin vuajtur një herë dënimin në burgun e Belgjikës, janë dëbuar për në vendlindjen e tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë