Loading…

Bekim Jashari i del në mbështetje Nuredin Lushtakut

  • 27/09/2018 | 20:30

Bekim Jashari i del në mbështetje Nuredin Lushtakut

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i ka dhënë mbështetje ish-komandantit të UÇK-së, gjeneral Nuredin Lushtakut, në lidhje me shkresën e tij publiku, ku ka kërkuar sqarim se pse ai është përfshi në aktakuzën për mashtrime me listën e veteranëve të UÇK-së.

Lushtaku i cili tani është nënkryetar i Skenderajt, mbrëmë ka kërkuar nga presidenti Thaçi, kryeprokurori Lumezi, ish-prokurori Blakaj dhe prokurori Hoxha, që t’i jepet sqarim se pse është i përfshirë në aktakuzën e veteranëve, kur ka marrë pjesë vetëm një herë në mbledhjen e Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Veteranëve, në të cilën mbledhje nuk është marr asnjë vendim.

“Gjeneral Nuredin Lushtaku. Unë besoj në sinqeritetin, drejtësinë dhe korrektësin tënde! Poashtu, shpresoj që shumë shpejt do të dalë e vërteta në shesh”, ka shkruar Bekim Jashari në Facebook, ndërsa ka publikuar edhe procesverbalet e mbledhjeve të Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Veteranëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë