Loading…

Bekim Jashari bëhet kryesues i Bordit të AZHRV

  • 24/01/2018 | 11:40

Bekim Jashari bëhet kryesues i Bordit të AZHRV

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ai i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari kanë marrë pjesë në mbledhjen e Bordit të Agjencisë për Zhvillimin Rajonal të Veriut (AZHRV), me ç’rast ishin të pranishëm edhe Mrika Macula, ,kryeshefe ekzekutive e Agjencive për Zhvillimi Rajonal të Kosovës (ARDA), drejtoresha ekzekutive e AZHRV-së, Rreze Duli si dhe Shkendiza Kllokoqi Doroci, Menaxhere Projektesh ne AZHR Veri.


Fillimisht mbledhjen e rregullt të bordit e hapi drejtoresha e AZHRV, Rreze Duli e cila i njoftoi anëtarët e Bordit për pikat e rendit të ditës,ndersa kryeshefja ekzekutive nga ARDA, Mrika Macula, theksoi me tutje se ARDA është organizata e cila në bashkëpunim me akterë tjerë të rëndësishëm do të bashkëpunojë ngushtë me qëllim të realizimit të projekteve që do të pasojnë në vazhdim.

Gjate ketij takimi, me propozim te anetareve te Bordit dhe me vota unanime, kryesues i Bordit te AZHRV u zgjodh z. Bekim Jashari, kryetar i komunes se Skenderajt.

Gjate takimit antarët e bordit e falenderuan AZHR- Veri për punën dhe përkushimin e vazhdueshëm në zhvillimin socio-ekonomik te rajonit veri.

Në fjalën e ti kryesuesi i posaemëruar i AZHRV-së, Bekim Jashari tha se ne si anëtarë te Bordit do ta mbështesin fuqishëm zhvillimin rajonal.

Njëkohësisht ai falënderojë të gjithë bashkëpunëtoret të cilët do të kontribuojnë në këtë drejtim.

Në anën tjetër para të pranishmëve foli edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili tha se do të jetë vazhdimisht i angazhuar për realizimin e funksionimit të AZHRV-së.

Fjalën e mori edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili u shpreh të jetë i gatshëm për forcimin e bashkëpunimit rajonal nëpërmjet AZHRV-së, duke thënë se gjatë këtij viti ai pret një bashkëpunim sa më të mirëfilltë në këtë drejtim .

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë