Loading…

Bekim Haxhiu: Koeficienti duhet të jetë 132 euro

  • 03/02/2023 | 13:28

Bekim Haxhiu: Koeficienti duhet të jetë 132 euro

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka treguar se sa duhet të jetë vlera e koeficientit në Ligjin e Pagave, shkruan Gazeta Metro.


Në një postim në Facebook, Haxhiu ka thënë se vlera duhet të jetë 132 dhe se tregoi një tabelë se si e kishte propozuar-amandentuar ligjin e pagave që nuk u votua nga mazhoranca.

“Vlera e koeficientit duhet të jetë 132 Euro. Këtu mund të gjeni propozim -amendamentin tim për Ligjin e Pagave, por që nuk u votua nga deputetët e mazhorancës LVV-Guxo. Vlera e koeficienti e propozuar nga unë ishte 132 euro”, ka thënë Haxhiu.

Publikimi i vlerës së koeficientit të pagave në Kosovë zemëroi punonjësit e sektorit publik.

Qeveria e Kosovës bëri të ditur të mërkurën se vlera e koeficientit të pagave me ligjin e ri – që është miratuar në dhjetor dhe do të hyjë në fuqi nga 4 shkurti – do të jetë 105 euro. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë