Loading…

Bekim Fehmiu në pullën postare në Serbi

  • 16/05/2017 | 19:54

Bekim Fehmiu në pullën postare në Serbi

Posta e Serbisë sot e ka emituar një seri të pullave postare me ikonat e aktrimit serb dhe atij jugosllav.


Në mes tyre është edhe aktori shqiptar Bekim Fehmiu, njofton Klan Kosova.

Kjo është hera e dytë që aktori i famshëm bëhet pjesë e pullave postare, pasi në dhjetor të vitit 2013 Posta e Kosovës e kishte përfshirë në emisionin e jashtëzakonshëm në kuadër të tematikës “Kinematografia Botërore”.

Gjatë prezantimit të sotëm në Beograd, aktorja Ljiljana Dragutinovic ka deklaruar se “Bekim Fehmiu ka qenë njëri ndër simbolet e filmit, i shpërblyer në arenën vendore dhe atë ndërkombëtare, i spikatur veçanërisht në filmin ‘Mbledhësit e Puplave’”.

Ajo e ka përmendur librin e tij “E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme”, që i trajton kujtimet e fëmijërisë së kaluar në Sarajevë, Shkodër dhe Prizren në periudhën para fillimit të Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1954.

“Bekimin e kam konsideruar si vëlla, familja e tij i ka përngjarë në timen, nëna e tij ishte edhe nëna ime. Mes nesh ka pasur afërsi dhe respekt vëllazëror. Bekimin e dua dhe e respektoj për talentin, zemrën dhe fisnikërinë e madhe”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë