Loading…

Bekë Berisha pas votimit të komisionerit nga deputetët e VV’së: Ky as për rojtar s’bën

  • 09/06/2021 | 12:59

Bekë Berisha pas votimit të komisionerit nga deputetët e VV’së: Ky as për rojtar s’bën

Kryetari i Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, Bekë Berisha ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të VV’së të cilët në krye të Agjenicës për Informim dhe Privatësi kanë votuar Enver Bujarin i cili ishte diskualifikuar nga britanikët në konkurset të tjera.


Bekë Berisha tha se deputetët e VV’së e kanë praktikat e këtij Komisioni.

“I keni prish rregulla ma të mëdhaja dhe mirëkuptimin e mirëbesimin që e kemi pasë për 20 vite, i keni ndrru praktikat dhe tashti reagimi i një përfaqësuesi i një partie politike po të duket i tepërt Enver”

“Jeni përgjegjës ju që e keni thy praktikat.Vjen përfaqësuesi serb bëhet bashkë me ju dhe mbledhni nënshkrimet dhe e thirrni një seancë tjetër”, u shpreh Berisha.

“Unë e kom votu me 1sha këto, po ky është kanë qëllimi i juaj. Ju e keni votu me 10qe. Urojë që kësi njerëz të mos zgjedhen as rojtar të insitucionev e jo ma me udhëheq institucione. Kjo ka të bëjë me kapje të shtetit”, ka thënë Berisha para votimit të Komisinerit.

Ndryshe, Komisioni për Siguri sapo ka votuar që Enver Bujari, Krenare Sogojeva Dermaku dhe Edon Miftari të dërgohen në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës për votim për pozitën e Komisionerit për Informim dhe Privatësi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë