Loading…

BE’ja tregon menjëherë kur do të takohen sërish Thaçi e Vucic

  • 18/07/2018 | 13:20

BE’ja tregon menjëherë kur do të takohen sërish Thaçi e Vucic

Bashkimi Evropian me anë të një komunikate për media ka shpalosur detajet e takimit të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherinit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


Në këtë komunikatë thuhet se Thaçi e Vuçiq u pajtuan që brenda pak javëve të zhvillohet një takim tjetër, shkruan gazetametro.net.

“Sot, Federica Mogherini, përfaqësuese e Lartë e BE-së, është takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Gjatë këtij takimi, Mogherini bashkë me dy presidentët e kanë rishikuar progresin që është bërë në diskutimet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Ata u pajtuan që brenda pak javëve të takohen prapë për ta vazhduar punën e tyre”, thuhet në komunikatën e BE-së.

Ndërkohë, ky njoftim i BE’së vije menjëherë pas përfundimit të takimit të sotëm në Bruksel, i cili edhe nga Thaçi edhe nga Vucic u konsiderua si takim i vështirë.

Sidoqoftë, në BE nuk u mbajtën takime vetëm për dialogun, por edhe për disa tema të tjera, përfshirë këtu edhe liberalizimin e vizave.

Ndryshe, liderët kosovarë kanë udhëtuar që të gjithë drejtë Brukselit në takimin më të gjerë në histori të bisedimeve të fundit. Atje po qëndrojnë presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj, kryeparlamentari Veseli, zëvendëskryeministri Limja, ministri Pacolli dhe ministri Dardan Gashi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë