Loading…

BE’ja nuk e di kur hapet ura mbi lumin Ibër

  • 12/01/2017 | 22:43

BE’ja nuk e di kur hapet ura mbi lumin Ibër

Bashkimi Evropian po i përcjell për së afërmi zhvillimet në Kosovë në lidhje me sulmin me bombë në objektet e qeverisë në veri të Mitrovicës, ka thënë Maja Kocijançiq zëdhënëse e BE-së. I njëjti formulim është dëgjuar gjatë ditëve kur lideri i AAK-s Ramush Haradinaj mbahej i arrestuar në Francë.


Përkundër pyetjeve të drejtpërdrejta të gazetarëve, zyrtarët e Bashkimit Evropian asnjëherë nuk janë përgjigjur në pyetjen nëse ndonjëherë gjatë dialogut, është ngritur çështja e heqjes së fletarresteve nga listat e Interpolit, as nëse e zyrtarët e BE-së e kanë në plan që t’ia bëjnë këtë kërkesë Serbisë.

Kocijançiq insiston se gjithçka është në rregull me procesin e dialogut për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës e Serbisë.

Megjithatë, kryeministrat e Kosovës përkatësisht Serbisë nuk janë takuar për gati një vit. I tërë viti i kaluar ka shënuar ngecje në dialog, gjë që është pranuar edhe nga zyrtarët e Bashkimit Evropian.

Gjatë vitit që shkoi, Prishtina dhe Beogradi në nivel ekspertësh kanë biseduar për implementimin e marrëveshjeve tashmë të arritura dhe kah fundi i 2016tës u arritën marrëveshjet mbi marrëveshjet e vjetra të cilat precizuan se si të bëhet zbatimi. Marrëveshjet e fundit kishin data të sakta dhe detyra të qarta për secilën palë por asnjë afat nuk u respektua deri më tani.

Marrëveshja për lëvizjen e lirë i kapërceu afatet kohore, ndërsa edhe marrëveshja e gjyqësisë e para e paraparë për implementim për sivjet nuk u implementua në datën e dakorduar. Afati për implementim ishte 10 janari, datë kjo gjithashtu e humbur. Në emër të Bashkimit Evropian, Kocijançiq konsideron se bëhet fjalë për vonesa të kuptueshme dhe vazhdon të arsyeton se kjo marrëveshje megjithatë do të imeplementohet gjatë muajit janar, ndonëse jo me datë të paraparë.

Akoma nuk dihet nëse marrëveshja për revitalizimin e urës mbi lumen Ibër do të implementohet në afatin e përcaktuar. Sipas marrëveshjes së ndihmuar nga Brukseli, më 20 janar duhet të rihapet ura. Tani, një javë para afatit, Kocijançiq nuk është në pozitë që të sigurojë se do respektohet kalendari, njofton RTK.

Krejt çfarë thekson Kocijnaçiq është se po punohet me palët në mënyrë që të vije deri te hapja e urës sipas marrëveshjes. Mirëpo marrëveshja të cilës i referohet Kocijançiq, nuk kishte të përfshirë një objekt të ri tek ura të cilin e nderuan serbët në formë të murit e u shndërrua në shkallë në shenjë kompromisi i cili do mbetet aty edhe me rastin e rihapjes së urës, me 20 janar apo më vonë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë