Inciativa Qytetare për Veprim (IQV), ka organizuar një aksion simbolik, duke kundërshtuar ndërtimin e murit në Mitrovicë, para zyrës së BE-së në Kosovë.
IQV-ja e ka konsideruar BE-në si një nënë të mirë për Serbinë dhe njerkë të keqe për Kosovën.
“BE-ja duke ja dhënë liberalizimin serbisë, duke i hapur rrugët për integrim në BE, duke i dhënë ndihma ekonomike dhe financiare, duke bërë investime atje po bëhet si nënë e mirë për sërbinë ndërsa kosovës po ja mohon liberalizmin, integrimin, na ka sjellë Eulexin për me na dënu ushtarët e UÇK, po e bënë Gjykatën Speciale për me e dënu luftën e UÇK, po na imponon demarkacionin, po na detyron më e bo asociacionin e komunave dhe mbi të gjitha nuk po arreston politikanët e korruptuar, dhe ndaj kosovës po sillet si njerkë e keqe”, thuhet në deklaratën e tyre.
Sipas IQV-së edhe Qeveria e Kosovës është bashkëpuntore, dhe për këtë arsye ata do të bëjnë aksione kundërshtuese edhe ndaj Qeverisë.
Ata gjithashtu kanë thënë se “Ne sot po e refuzojmë dhe kundërshtojmë politikisht këtë BE, sepse ne kemi nevojë dhe duam një tjetër BE. Një që na ndihmon të zhvillohemi si shoqëri, që na ndihmon në zhvillimin e ekonomisë, arsimit dhe shëndetësisë”.