Loading…

BE’ja ndihmon Kosovën në fuqizimin e burgjeve

  • 11/10/2017 | 10:47

BE’ja ndihmon Kosovën në fuqizimin e burgjeve

Është lansuar projekti i Bashkimit Evropian “Further Strengthening the Correctional and Probation Services in Kosovo”, i cili parasheh fuqizimi e mëtutjeshëm të Shërbimit Korrektues.


Ky projekt është lansuar sot nga shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe shefi i diplomacisë së Finlandës, Timo Soini, transmeton gazetametro.net.

Ministri Tahiri, ka thënë se ndjehet jashtëzakonisht mirë që ka filluar punën e tij me një projekt kaq të rëndësishëm, përderisa ka falënderuar BE-në  për mbështetjen në projektin e binjakëzimit.

“Fuqizimi i sundimit të ligjit është objektivë themelore e sundimit të ligjit dhe si ministër do të sigurohem që do të kemi qeverisje ligjore. Në kompetencat ekzekutive është edhe menaxhimi korrektues.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se ky projekt prej 2 milionë euro do të ngris sigurinë. Sipas saj, ky projekt do të shërbejë për të tejkaluar problemet që vendi ka. Ajo ka përmendur një investim prej 3 milionë eurove për Qendrën Korrektuese për të Mitur për të cilën ka thënë se do të sigurojë risocializimin e tyre në shoqëri.

Shefi i diplomacisë së Finlandës, Timo Soini, ka vlerësuar projektin ndërsa ka thënë se do të vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën në rrugën e sundimit të ligjit. Ai ka thënë se Kosova dhe Finlanda kanë marrëdhënie të mira ku ka përmendur takimin me presidentin Thaçi gjatë ndeshjes së futbollit vitin e kaluar mes përfaqësueses së Kosovës dhe shtetit të tij.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë