Loading…

BE’ja ndihmon Kosovën me 78 milionë euro

  • 01/12/2016 | 14:34

BE’ja ndihmon Kosovën me 78 milionë euro

Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Programi  i Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA) 2015 dhe marrëveshja financiare e cila e zbaton atë është përgatitur nën udhëheqjen e Ministrisë së Integrimit Evropian dhe paraprakisht pajtuar ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të BE-së, me qëllim të financimit të 16 projekteve në vlerë prej 78 milionë eurosh nga ana e BE-së dhe me një bashkëfinancim prej 3 milionë eurosh nga ana e Kosovës.

Programi për herë të parë është bazuar në qasjen e re të përkrahjes për sektorë në kuadër të IPA 2 (IPA për periudhën 2014-2020), dhe me këtë rast është fokusuar në tre sektorë kryesorë: Sundimi i ligjit, Energjia si dhe Bujqwsia dhe zhvillimi rural.

Përveç këtyre sektorëve, si përkrahje më horizontale, do të mbështeten edhe procesi i integrimit evropian dhe përafrimi ligjor me BE-në, si dhe nevojat për financim që rezultojnë nga dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë