Loading…

BE’ja mbështetë zgjedhjet e parakohshme

  • 12/11/2016 | 08:20

BE’ja mbështetë zgjedhjet e parakohshme

Deklaratën e shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalya Apostolova, se BE-ja do t’i mbështesë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nëse vendosin partitë politike e ka përshëndetur “pa hezitim” opozita, ndërsa LDK-ja kërkon zgjedhje në qershor të 2017-s. Sipas LDK-së, zgjedhjet duhet të mbahen pas arrestimeve nga Gjykata Speciale.

Të gjitha partitë politike në Kosovë apriori janë pajtuar për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Madje edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian mbështesin subjektet politike për zgjedhje të reja nëse konsiderohen se janë të arsyeshme.

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka bërë të ditur se BE-ja do të mbështesë çdo proces demokratik në Kosovë, duke përfshirë edhe zgjedhjet.

Deklarata e Apostolovas është mirëpritur nga subjektet opozitare, të cilat shpresojnë se zgjedhjet janë afër. Ndërsa partitë në koalicion preferojnë verën e vitit të kaluar për zgjedhjet në të dy nivelet, lokale dhe parlamentare./Zeri/

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë